Menu

Njoftim për provimin e shtetit nëntor 2017

NJOFTIM PËR PROVIMIN E SHTETIT SEZONI I DYTE  NENTOR – DHJETOR 2017.

  1. Provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit sezoni I dytë do të zhvillohen pranë Qëndrës së Shërbimeve Arsimore në periudhen Nentor- Djetor 2017.
  2. Programet e Provimit të Shtetit dhe fondi i pyetjeve sipas profileve përkatëse është në dispozicion të kandidatëve në faqen zyrtare të QSHA në adresën www.qsha.gov.al rubrika Provimet e Shtetit.
  3. Kandidatët për provimin e shtetit të paraqiten në godinën e QSHA në datën e caktuar 30 minuta para zhvillimit të provimit. Kandidatët duhet të kenë me vete:

– Kartën e identitetit dhe një fotokopje të saj

– Mandatin e pagesës së tarifës së provimit të shtetit për llogari të QSHA.

– Fatura e cila ndodhet te faqja zyrtare e QSHA.

– Fotokopjen e diplomes master.

 

Kandidatët të cilët janë quajtur mbetës në sezonet e provimit të shtetit do të regjistrohen duke sjellë ne DART dokumentat  e mëposhtme  :

  1. Fotokopje e kartës se identitetit.

c.Fotokopje e certifikates së praktikës profesionale.

d.Fotokopje e diplomes Bachelor dhe Master.

  1. Vertetim nga prokuroria qe nuk eshte ne ndjekje penale

Kandidatët të cilët janë  diplomuar pas datës 12 Janar 2011 dhe pas diplomimit kanë punuar në një institucion public/privat, do të pranohen në provimin e shtetit vetëm, nëse kanë të dokumentuar një vit (12 muaj)  pune në librezën e punës.

Dokumentat që do të kërkohen nga DART:

  1. CV
  2. Librezë pune (e noterizuar).
  3. Diplomë e nivelit të parë, listë notash të noterizuar.
  4. Master i Shkencave/ ose Master Profesional ( listë notash) vetëm ata që e kanë në mësuesi. ( e noterizuar).
  5. Dëshmi Penaliteti.
  6. Raport mjeko-ligjor.
  7. Vërtetim vëndbanimi.
  8. Kartë identiteti fotokopje.
  9. Vlerësim pune nga punëdhënesi.

 

Afati i regjistrimit për kandidatët e sezonit te dyte (Nentor 2017) është .

25.10.2017 – 07. 11 2017  ORA 08:00-12:00

Shënim: Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati/ja duhet të paraqesë çertifikatën përkatëse që vërteton ndryshimin e mbiemrit