Fëmijët që kanë nevoja të veçanta kanë të drejtë të shkollohen, ndaj mësuesit ndihmës për ta janë një domosdoshmëri. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve këtë fenomen shqetësues ndër vite është përpjekur ta kthej në një prioritet. Ndaj mësuesit ndihmës nga një koncept i panjohur deri në vitin 2013 sot janë një realitet i gjithëpranuar. Gjatë këtij viti shkollor në sistemin tonë arsimor do të shërbejnë mbi 700 mësues ndihmës ne ndihme të 3,739 nxënësve me aftësi ndryshe, të cilët do të asistojnë në përparimin në dije të këtyre fëmijëve të cilët nuk duhet të disavantazhohen në raport me nxënësit e tjerë. Nga 318 mësues ndihmës që kishim në sistem në shtator 2017, dyfishuam numrin e tyre brenda një viti në 583 mësues ndihmës, duke përmirësuar ne këtë mënyrë raportin mësues ndihmës/nxënës me aftësi ndryshe në nivel kombëtar nga 12 nxënës për mësues në 6 nxënës për mësues. Këta mësues të cilët janë në sistem përveç shkollimit të tyre kanë marrë trajnimet e duhura dhe njohuri shtesë nga organizatat mbështetëse për të kthyer në një histori suksesi angazhimin për gjithëpërfshirje në arsimin bazë në Shqipëri.
