Adresim problemeve të mbartura : Mbyllim klasat kolektive në fshatra

Klasat kolektive janë një realitet ndër vite për të cilin asnjë ministër arsimi nuk ka guxuar të flasë. Ministrja Lindita Nikolla ka marrë angazhimin për të folur dhe vepruar mbi një fenomen i cili duhet reduktuar në arsimin shqiptar. Pas një viti angazhimi, pasi u testuan nxënësit për aftësitë në shkrim-lexim dhe në bazë të nevojave u realizua programi për përforcimin e kësaj mangësie, duke trajnuar edhe mësuesit, u hodh hapi i dyte i cili konsistoi në një studim rrënjësor i të gjithë sistemit të klasave kolektive të shtrirë në gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo punë 8 mujore ka rezultuar në identifikimin e klasave që mund të transferohen në shkolla më të mëdha ku nxënësit do të mund të mësonin me bashkëmoshatarët e tyre. Pas kësaj pune disa mujore në fillim të këtij viti shkollor u mbyllën rreth 350 klasa kolektive dhe u transferuan rreth 3 mijë nxënës nga objektet shkollore të përqendruara në institucionet arsimore qendër. Ky reformim u shoqërua edhe me sigurimin e transportit për të gjithë fëmijët të cilët nga 2,3 dhe 5 nxënës në një klasë do të mund të mësojnë me bashkëmoshataret e tyre dhe me mësues të dedikuar për çdo lëndë.

Post Author: shkolla.ime