Mësues cilësor për nxënësit në shkolla : Punësime nga portali “Mësues për Shqipërinë”

Në shkolla po rekrutohen mësuesit më të mirë për të mësuar nxënësit shqiptarë. Kjo falë zbatimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” i cili tashmë i kthyer në një instrument ligjor, po vepron me transparencë dhe meritokraci duke larguar nga sistemi lidhjet miqësore, korrupsionin dhe politikën. Janë qindra dëshmi të mësuesve që sot janë në sistem por edhe të prindërve, se si ky sistem online i pandikuar dhe pa ndërmjetësime ka sjellë një cilësi të re në punësimin e mësuesve profesionistë. Për ministren e Arsimit kjo reformë do të bëjë ndryshimin e pritshëm duke sjell më shumë mësues të përgatitur dhe rritur dinjitetin e tyre përmes zbatimit të modelit, punësim sipas meritës. Nga fillimi i funksionimit të portalit janë rreth 5 mijë mësues të punësuar që japin mësim në shkolla pa pasur nevojën e një miku apo ndërhyrjeve por për shkak të aftësive dhe punës së tyre të vazhduar. Me anë të këtij modeli të pakthyeshëm Ministria e Arsimit synon  të mbështesë të gjithë mësuesit që kanë cfarë të japin për të formuar qytetarë model për shoqërinë dhe të sigurohen se nuk do të jenë vetëm në sfidat që do të hasin.

Post Author: shkolla.ime