Projekti kurrikular i sugjeruar nga mësues në lëndën gjuha shqipe

Tema e  projektit:  Libër kujtimesh për shkollën 9- vjeçare (projekt i shtrirë gjatë gjithë vitit)

Rezultatet e të nxënit: Në përfundim të projektit nxënësi

  • analizon rëndësinë që ka një libër kujtimesh në përfundim të shkollës 9- vjeçare;
  • përcakton se çfarë rubrikash mund të përfshihen në një libër kujtimesh;
  • argumenton kontributin që mund të japë në hartimin e një libri kujtimesh.
  • hulumton dhe analizon modele të ndryshme të një libri kujtimesh;
  • përcakton strukturën që do të ketë libri i kujtimeve;
  • liston llojet e materialeve (teksteve) që mund të ketë një libër kujtimesh;
  • përcakton strukturën që do të ketë prezantimi i çdo nxënësi në librin e kujtimeve;
  • harton pyetje për intervista të ndryshme për mësues, staf drejtues dhe/ose prindër;
  • përcakton faqosjen, fotot dhe ilustrimet e përbashkëta në një libër kujtimesh.
  • shkruan hyrjen e një libri me kujtime;
  • shkruan intervista të ndryshme;
  • vlerëson punët e tij dhe të shokëve të klasës.
  • shkruan një jetëshkrim të shkurtër personal;
  • rrëfen ngjarje nga jeta e tij;
  • shkruan tekste të ndryshme përshkruese duke respektuar strukturën e tyre.
  • përzgjedh foto dhe ilustrime për një tekst të caktuar.
  • sintetizon dhe përmbledh tekste rrëfyese, përshkruese etj. (për librin e kujtimeve);
  • redakton shkrime të ndryshme;
  • prezanton me një gjuhë të qartë punën e tij, duke përdorur edhe TIK-un.
  • vlerëson punimet e shokëve të klasës;
  • vetëvlerëson punimet e tij.

Njohuritë dhe aftësitë kryesore që do të përdoren gjatë zhvillimit të projektit

  • Përshkrimi i mbresave gjatë nëntë viteve të shkollës për t’i ndarë me shokët dhe shoqet, me mësuesit dhe me prindërit.
  • Shkrimi i rrëfimeve personale duke përshkruar ose reflektuar mbi veten, mbi përvojat personale, ngjarjet e kaluara ose çështje personale.
  • Shkrimi i tregimeve nga bota reale, për tema që janë interesante për moshën.
  • Shkrimi i CV-je.
  • Shkrimi i një interviste.

Post Author: shkolla.ime