Tema e projektit “Përpunimi dhe interpretimi i të dhënave lidhur me menaxhimin e kohës së lirë”
Rezultatet e të nxënit – Në përfundim të projektit nxënësi:
- demostron njohuritë e marra për grumbullimin e të dhënave;
- përgatit pyetësorë dhe intervista;
- lexon dhe kupton të dhënat statistikore për të marrë vendime në jetën e përditshme;
- interpreton të dhënat dhe konsolidon konceptin e modës, mesatares aritmetike, mesores, korelacionit.
- kryen vrojtime, ndërton dhe interpreton tabelave dhe diagrame të të dhënave të grumbulluara;
- përdor terminologjinë matematikore për të analizuar, komunikuar dhe zbuluar informacion matematikor në situatata të ndryshme nga jeta e përditshme;
- bën lidhje ndërmjet koncepteve e procedurave matematikore;
- prezanton para të tjerëve projektin për temën e dhënë, duke gërshetuar format e komunikimit verbal dhe elektronik, si dhe veprimin praktik;
- bashkëpunon me shokët për realizimin e projektit dhe kontribuon pozivisht në progresin e grupit.
Konceptet kryesore që do të përdoren gjatë zhvillimit të projektit:
- pytja kërkimore, qëllimi i studimit;
- pyetësori, intervista, popullata, kampionimi;
- grumbullimi i të dhënave;
- përpunimi i të dhënave;
- tabelat, diagramat, skatergrafi;
- moda, mesorja, mesatarja artimetike, korelacioni.
- paraqitja grafike e të dhënave;
- interpretimi i të dhënave, prezantimi i tyre.