05 NOV
Njoftim për kualifikimin e mësuesve
- Provimi me shkrim për kategoritë e kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin 2018 do të zhvillohen, më datën 21.04.2018, ora 10-12.30, në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit.
- Programet e kualifikimit të vihen në shërbim të mësuesve kandidatë nga DAR/ZA-të. Programet mund të gjenden edhe në faqen zyrtare të IZhA-s.
- Mësuesit kandidatë për provimet e kualifikimit, plotësojnë formularët e aplikimit për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe dorëzojnë portofolët e tyre sipas profileve përkatës, brenda periudhës së përcaktuar nga IZHA.
- Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare http://izha.edu.al/neë/programet-e-kualifikimit-2018/
Related Posts '