Në datën 6 tetor 2018, ora 09:00. Insitituti i Zhvillimit të Arsimit zhvilloi konferencën “Promovimi i organizimit të mësimit me dy orë të njëpasnjëshme”.
Qëllimet e kësaj konference
Kjo konferencë kishte për qëllim:
- të evidentojë dhe të shpërndajë përvoja pozitive të mësuesve në shkollë, lidhur me zhvillimin e mësimit me dy orë të njëpasnjëshme;
- të inkurajojë mësuesit që të zhvillojnë te nxënësit kompetencat për të nxënit gjatë gjithë jetës;
- të mbështesë mësuesit në zhvillimin profesional të tyre, lidhur me planifikimin e metodologjive të mësimdhënies;
- të prezantojë dhe të diskutojë rreth 25 videove të realizuara nga mësuesit për organizimin e mësimit me dy orë të njëpasnjëshme.
Videot e orëve mësimore të realizuara nga mësuesit dhe të diskutuara gjatë konferencës i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të IZHA
(http://izha.edu.al/new/2018/10/06/promovimi-i-organizimit-te-mesimit-me-dy-ore-te-njepasnjeshme/)