Njoftim për botim të artikujve në revistën pedagogjike

Të nderuar bashkëpunëtorë dhe të interesuar për të botuar në Revistën Pedagogjike, IZHA,

Ju njoftojmë se janë hapur aplikimet për të dërguar artikuj për numrin e ri të Revistës Pedagogjike.

Revista pedagogjike është botim i Institutit të Zhvillimit të Arsimit me ISSN 0304-3509.

Fokusi i revistës në këtë numër është “Mirëqënia e fëmijëve dhe të rinjve – procese, nisma, mundësi dhe sfida për promovimin e saj në fushën e edukimit”. Përmes këtij fokusi synojmë të mundësojmë ndarjen e ideve, parashtrimin e analizave, përvojave dhe kërkimeve.

Për të orientuar trajtesat tuaja përkundrejt fokusit të revistës dhe çështjeve që lidhen me të, pak fjalë mbi mirëqënien në fushën e edukimit. Mirëqënia e fëmijëve dhe të rinjve është në vëmendje të politikave arsimore më së pari për rëndësinë që ajo ka për shëndetin, sigurinë dhe vetëfunksionimin e tyre si individë dhe anëtarë të shoqërisë, sikurse dhe për faktin se çon drejt rezultateve më të mira arsimore. Ajo sigurohet kur fëmijët dhe të rinjtë përmbushin potencialin e tyre, aftësohen të menaxhojnë situatat e jetës së përditshme dhe të zhvillojnë ndjenjën e përkatësisë dhe pjesëmarrjes në komunitet.

Mirëqënia si koncept në edukim është shumëdimensionale dhe përfshin mirëqënien konjitive, fizike, sociale dhe emocionale të fëmijëve dhe të rinjve. Roli i institucioneve arsimore, stafeve të shkollave, prindërve dhe partnerëve të tjerë në fushën e edukimit është tepër i rëndësishëm në këtë drejtim lidhur me përgjegjësitë dhe veprimet që duhet të ndërmarrin për të siguruar që fëmijët, të rinjtë të qasen pozitivisht ndaj procesit të të nxënit, të ndërtojnë marrëdhënie bazuar në respektin e ndërsjellë, të ndjehen të vlerësuar, të mbështetur dhe të nxitur për të qenë të suksesshëm.

 (http://izha.edu.al/new/wp-content/uploads/2018/04/Njoftimi-per-Revisten-pedagogjike-.pdf)

Post Author: shkolla.ime

Comments are closed.